Donald Trump është bërë Presidenti i dytë i SHBA-së që rifiton drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas fitores së thellë ndaj rivales së tij, Kamala Harris.
Pavarësisht se dominimi i tij është i qartë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në votën popullore, rruga për inaugurimin e tij si Presidenti i 47-të i SHBA-së dhe marrja e tij zyrtare në detyrë është ende e gjatë.
Cilat janë datat “stacione” deri në inaugurimin e tij?
Vërtetimi i rezultateve të zgjedhjeve
Sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturës Shtetërore, ka data të ndryshme deri në të cilat qeveritë duhet të vërtetojnë numërimin e votave në shtetet e tyre.
Për shembull, ky proces në shtetet e Arizonës dhe Miçiganit do të zhvillohet më 25 nëntor, Xhorxhia më 22 nëntor dhe Wisconsin më 1 dhjetor.
Mbledhja e Dhomës së Përfaqësuesve:
Sipas ligjit amerikan, votat e Kolegjit Zgjedhor zakonisht kërkohet të numërohen të hënën e dytë të dhjetorit, e cila këtë vit bie më 17 dhjetor. Aty zgjedhësit e çdo shteti votojnë zyrtarisht për president dhe nënpresident. Rezultatet i dërgohen Kongresit për numërim.
Certifikimi i votave nga Kongresi
Më 6 janar, Kongresi mblidhet për të numëruar dhe vërtetuar votat e Kolegjit Zgjedhor. Pasi të vërtetohen rezultatet, fitorja e presidentit të ri tashmë është zyrtare.
Betimi i presidentit të ri
Në mesditën e 20 janarit, Presidenti dhe zëvendëspresidenti i ri do të bëjnë betimin në Uashington.