Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi prej dy ditësh po vazhdon me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, teks ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqajn pret pas dere për të dëshmuar.
Por, pavarësisht debateve, ka dhe nga ata deputetët që nuk përfshihen shumë nga ana e mazhorancës, ku njëri prej tyre është dhe deputeti i Qarkut të Korçës për zonën e Maliqit Ilir Pendavinji.
Ky i fundit, siç duket i lodhur nga debatet e të tjerëve dhe në mungesë të gjumit të drekës, ka zgjedhur që të flejë në komision.
Pendavinji është fotografuar me kokën të vështetur në tavolinë duke fjetur gjumë, teksa para tij qëndron dhe pankarta që mbante në duar “Boll e bllokove mikrofonin”.
Ilir Pendavinji njihet si një prej deputetëve “memec” të Kuvendit, por lloji i tij i duhen Edi Ramës pasi i përdor për të propozuar ligjet me porosi.