Këshilli i Ministrave emëroi sot Insidor Rexhepin Drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Emërimi i Rexhepeit erdhi pas propozimit të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.