BallinaKryesoreVIDEO/Akuzat e Bardhit më 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e...

VIDEO/Akuzat e Bardhit më 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD

spot_img
spot_img

Gazment Bardhi, aktualisht i rreshtuar krah Sali Berishës, përballet me akuzat që dikur ai vetë drejtonte ndaj liderit të Foltores. Në nëntor të vitit 2021, Bardhi akuzoi Suel Çelën dhe organizatën e tij kriminale si mbështetës të Berishës për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të marrë drejtimin e PD.

Në atë kohë, Bardhi denoncoi se Suel Çela kishte mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar me dijeninë e Berishës dhe Flamur Nokës, duke thënë:

Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. 

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.”-tha Bardhi në 2021. 

Sipas dosjes së SPAK, Suel Çela ka qenë i angazhuar në manovra për të dëmtuar kundërshtarët politikë të Berishës.

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular