BallinaAktualitet“Arresti shtëpiak i Berishës, i padrejtë për garën zgjedhore”, Zogaj: Ja dy...

“Arresti shtëpiak i Berishës, i padrejtë për garën zgjedhore”, Zogaj: Ja dy sfidat me të cilat përballet kreu i PD tani

spot_img
spot_img

Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, ka komentuar në News24 lirimin nga arresti shtëpiak të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e konsideruar vendimin si një akt të drejtë dhe të bazuar në ligj.

Zogaj theksoi se lirimi ishte një vendim sovran i një gjykatëseje, e cila ka respektuar ligjin dhe mundësinë e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, që e lejonte këtë hap. Ai shtoi se një situatë ku kryetari i opozitës ishte nën arrest, ndërkohë që kryeministri ishte në terren, do të kishte qenë e padrejtë për garën zgjedhore.

Zogaj vlerësoi se rikthimi i Berishës ka një ndikim pozitiv për PD-në dhe opozitën, pasi ai ka vazhduar të komunikojë me mbështetësit, duke mbajtur konferenca shtypi dhe duke dhënë mesazhet e tij edhe gjatë arrestit. Sipas Zogajt, tani fokusi i Berishës dhe i Partisë Demokratike duhet të jetë ndërtimi i një plani për rotacionin politik, duke bashkuar të gjitha fraksionet opozitare me qëllimin e njëjtë për zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, Zogaj theksoi se Berisha do të përballet me dy sfida të mëdha në muajt që vijnë: akuza penale që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe sanksionet nga SHBA.

“Lirimi i Sali Berishës nga arresti është vendimi sovran i një gjykatëseje që ka lexuar ligjin dhe ndoshta vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e lë hapur këtë mundësi. Do kishte qenë anomali që kryetari i partisë më të madhe opozitare nën arrest dhe kryeministri në terren, nuk do ishte e drejtë si lojë. Nuk duket se ka pasur një bazë të fortë ligjore që të mos shuhej arresti shtëpiak i Berishës.
Rikthimi i Berishës ndikon pozitivisht për partinë e tij dhe opozitën. Megjithatë arresti shtëpiak nuk është njësoj si burgu pasi Berishës nuk i ka munguar kontakti me suportuesit, ka mbajtur konferenca shtypi, etj. Mesazhi i tij nuk ka munguar. Tani që në horizont janë zgjedhjet, detyra e tij dhe e njerëzve të tij është ndërtimi i planit të rotacionit. Ky duhet të jetë qëllimi përbashkues i të gjithë fraksioneve opozitare.
Berisha nuk ka humbur aq shumë kohë, ka pasur një periudhë aktive nga opozita. Dy sfidat e mëdha të Berishës mbeten. E para është akuza penale që SPAK ka dorëzuar në gjykatë ndaj tij dhe e dyta është sanksionimi nga SHBA. Këto janë dy sfidat me të cilat Berisha do të përballet në muajt në vijim”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular