Kishte lidhje me mafien greke/ 45-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Athinë, pronari i një lokali! I plagosuri kishte mbërritur nga Dubai pak ditë më parë! Dyshohet për larje hesapesh

0
77

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari shqiptar, Irakli Davella ndërsa u plagos Edi Lolo.

Viktima ishte pronari i një lokali Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë.

Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptari kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.