Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Berat-Dimal.
Sipas të dhënave paraprake, makina e drejtuar nga 25 vjeçari A.T. ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur.
Si pasojë e aksidentit shtetasja L.Gj. ka ndërruar jetën, teksa fëmija i saj 2 vjeçar nuk ka probleme për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.