Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë e cila vendosi të ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA.
Në një reagim për CNN, Trump tha se vendimi për zbatimin e ndalimit të TikTok, do të varet nga ai.
“Në fund të fundit varet nga unë, kështu që ju do të shihni se çfarë do të bëj unë”, tha Trump, pa sugjeruar se cili mund të jetë vendimi i tij.
Gjykata e Lartë ka mbështetur ligjin që mund të ndalojë aplikacionin nëse nuk shitet nga pronari kinez deri të dielën.
Ndërkohë, presidenti ende në detyrë, Joe Biden, ka thënë se nuk do ta zbatojë ndalimin për ditët e mbetura që ai është në detyrë, duke ia lënë në dorë Donald Trump të vendosë se çfarë të bëjë kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.