BallinaEkonomiKredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës-Cilat janë kushtet që...

Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës-Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë për të qenë përfitues?

spot_img

530 nëpunës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes përgjatë vitit 2025. Qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme, teksa sipas listës së publikuar në Fletoren Zyrtare, përfitues mund të jenë punonjësit e 11 ministrive dhe Kryeministrisë.

Nëpunësit civilë të Ministrisë së Brendshme, si dhe ato të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të përfitojnë më shumë kredi, konkretisht me nga 90 kuota të përcaktuara për secilën prej tyre. Më pas vjen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me 80 kuota të miratuara. Paralelisht, qeveria ka vendosur nga 30 kuota për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Kryeministrinë.

Sipas vendimit të qeverisë, përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi, ndërkohë që në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.

Në sistemin e pikëzimit do të përfshihen të gjitha ata punonjës që nuk disponojnë një banesë në pronësi, jetojnë në një banesë të mbipopulluar, që kanë humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor, që jetojnë në një banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër.  Në caktimin e përfituesve do të merren parasysh edhe kushtet familjare, sociale, vitet e punës, si dhe kategoria e pagës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular