BallinaUncategorized“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” - Kadri...

“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” – Kadri Morinaj: Me rregulloren e re, çdo drejtues automjeti trajtohet në mënyrë të drejtë

spot_img

Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut, si vjetërsia e makinës, qarku ku është regjistruar, mosha dhe eksperienca e drejtuesit të automjetit, e të tjera, është ndeshur së fundmi me shumë pakënaqësi nga përdoruesit e automjeteve.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Kadri Morinaj, u shpreh se skema e re e sigurimit të makinave, bonus-malus, garanton një përllogaritje të drejtë të primit të sigurimit për çdo drejtues automjeti.

“Nga 1 janari ka filluar rregullorja e re, e cila nuk do të thotë në asnjë moment rritje të primit të sigurimit në 30%, por ka disa faktorë risku të cilat secili duhet të marrë haku e vet dhe rishpërndarja e riskut merr parasysh duke filluar nga kubikazhi i makinës, që do të thotë, një makinë me 1300 deri në 1500 kubikë dhe ulet çmimi i saj, shkon te haku, dhe një makinë me 2000, 2500, 3000 kubikë, do të marrë atë që i takon. Një person që ka një makinë Ferrari, apo Lamborghini, deri dje ka paguar 185 mijë lekë. Të gjitha makinat deri në 1300, 1500 kubikë, ata kanë një zbritje nga 3% deri në 10%”.

Përcaktimi i çmimit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut është një praktikë që ndiqet prej vitesh në vendet e Bashkimit Evropian.

Klajdi Çitozi, Anëtar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: “U realizua me këtë ligj, u rrit transparenca ndaj publikut. Sot, çdo kush, po të hyjë në faqen e AMF, ka formulën se si llogariten dëmet shëndetësore, gjë që më përpara nuk ishte”.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2% më shumë ose mbi 70 mijë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024. Pagesa e dëmeve në vlerë është rritur rreth 25% më shumë se në vitin 2023. Pagesa e dëmeve motorike është rritur me rreth 35%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular