Gjergj Prendi, i cili mbante postin e prefektit të Qarkut të Lezhës prej më shumë se dy vitesh, ka dhënë dorëheqjen.
Raportohet se ai ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.
Nuk dihen ende arsyet pse Gjergj Prendi ka hequr dorë nga posti që e mbante prej muajit prill 2022.
Gjergj Prendi mori detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë pas lirimit nga detyra të Gjokë Jakut.
“Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës”, thuhej në vendimin e Këshillit të ministrave më 6 prill 2022.
Gjergj Prendi ka mbajtur edhe më herët detyrën e prefektit të Lezhës, por u shkarkua nga detyra në Maj 2019 pasi qëndroi në këtë post rreth 18 muaj dhe në vend të tij u emërua Gjokë Jaku, i cili ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.