Një 30 vjeçare u përplas mbrëmjen e sotme nga një makinë ndërsa humbi jetën si pasojë e aksidentit. Ajo u përplas bashkë me fëmijën e saj të mitur që ka mbetur i plagosur nga aksidenti.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjen:
Shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të vilët po ecnin në këmbë.
Gruaja pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.