BallinaBota“Rasti i dytë në historinë e SHBA që…”- Gazetarja e VOA për...

“Rasti i dytë në historinë e SHBA që…”- Gazetarja e VOA për ceremoninë e betimit të Trump: Do të zhvillohet brenda, pritet që temperaturat të jenë -6 gradë celsius

spot_img

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari, në emisionin ‘Log.’ në News24, ka zbuluar detaje lidhur me ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, i cili zyrtarisht merr detyrën e presidentit të SHBA më 20 janar.

Cenkollari tha se e hëna do të jetë një ditë e gjatë e cila nis me praninë e Trump në një meshë dhe mbyllet me tre darka, ku te secila presidenti i ri i SHBA do mbajë fjalime.

Sai i takon ceremonisë që do zhvillohet brenda Capitol Hill, gazetarja tha se është bërë me kërkesë të Trump për shkak të temperaturave të ulëta.

Cenkollari: Do të ishte rasti dytë në historinë e SHBA që ceremonia e betimit do të bëhet brenda Capitolit. Ka ndodhur nw vitin 1985. U njoftua nga Trump, për shkak të temperaturave të ulët. Kur të betohet presidenti, pritet të jenë -6 gradë Celsius temperaturat.

Do të jetë një ditë e gjatë, e cila do të vazhdohet me traditën e përhershme. Do të nisë më praninë e Trump në një meshë në kishën St Johns, më pas do të shkojë në presidencë për një çaj me çiftin presidencial në largim.

Po shqyrtohen plane alternative për më shumë se 250 mijë të ftuar me bileta për të parë inaugurimin dhe dhjetëra mijëra të tjerë që do e ndiqnin nga larg. Trump tha se do të ndiqet në Capital Arena. Aty do të mbahet edhe Parada Presidenciale. Fill pas betimit, Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë si president.

Gjatë mbrëmjes do të ketë tre darka të ndryshe, ku te secila do të mbajë fjalim .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular