Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi, veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Sipas informacioneve, objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errët, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim. Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar.