BallinaSportFutbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda e Mançester Junajtid

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda e Mançester Junajtid

spot_img

Futbolli botëror ka mësuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej legjendave që kanë bërë të famshëm këtë sport. Denis Lou, ish-sulmuesi skocez i famshëm në vitet 60’-70’, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ai mbahet si një nga emrat më të mëdhenj të atyre viteve, sidomos kur vishte fanellën e Mançester Junajtid, me të cilën fitoi thuajse gjithçka në futbollin europian, teksa ishte edhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1964.

“Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Lou, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shëndetin dhe përkujdesjen ndaj tij, në të kaluarën dhe në kohët e fundit. E dimë se sa e kanë mbështetur njerëzit dhe sa e kanë dashur. Kjo dashuri është vlerësuar gjithmonë dhe ka bërë diferencën”, shkruhej në mesazhin e familjes që njoftoi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit i cili në vitet e fundit po luftonte me Alzhajmerin dhe demencën.

Lou është një nga ikonat më të shndritshme të historisë së Mançester Junajtid dhe një statujë e tij është e vendosur para stadiumit “Old Trafford”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular