BallinaLifestyle“Dy emra, dy arsye”/Ja kush ush janë 4 banorët që i bashkohen...

“Dy emra, dy arsye”/Ja kush ush janë 4 banorët që i bashkohen Gertës në nominim?

spot_img

Hapet televotimi. Si pasojë e një sërë nominimesh dy emra dy arsye, banorët të cilët do të përballen me ‘gjykimin’ e publikut në televotimin e kësaj të shtune janë G Bani, Indriti, Tiri dhe Loredana. Këtyre personazheve iu bashkohet edhe Gerta që është në nominim përjavshëm.

Me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, publiku ka mundësinë të votojë për personazhin e preferuar që dëshiron të mbajë ende në shtëpi.

Nominimet:

Laerti: Nominoj Jozin dhe G Banin. Për Jozin kuptohet arsyeja, mënyra si më erdhi pasi më thoshte shoku im Laerti, e bën për të kapur ndonjë Prime. Në rastin e G Banit më thotë maskara… Të ndajë mëndjen, o Big Brother o Big Lover.

Rozana: Nominoj Loredanën, sepse dua të shoh se si do sillet nëse është në nominim dhe Danjën sepse dua të shoh si do të pozicionohet. Ka një grup mes saj, Aldos dhe Gertës.

Valbona: Nominoj Indritin për arsye se dua të shoh banorin që shpërthen, ndryshe nga të qenurit gazmor. E dyta, Krisa sepse më duket se ka harruar se ku ka ardhur. Le të shpalos veten e vetë.

Danja: Nominoj Rozanën dhe Livian. Ndërsa Livia flet me mendët e Rozanës, pasi nuk di të argumentoj dhe nuk ka logjikë, të dyja situatat që ndodhin në shtëpi i komentojnë dhe stisin sipas interesave që kanë.

Jozi: Nominoj Tirin dhe Indritin sepse jam më pak i afruar me ta dhe i shoh më pak të përfshirë në lojë në shtëpi.

Loredana: Nominoj Livian sepse nuk më pëlqen loja që bën. E shoh vazhdimisht nën hije të Rozanës. Dhe Indritin sepse s’më duket i besueshëm. Ka shumë histori që nuk më dalin llogaritë. I dërgoj një përqafim babit dhe nëse është mërzitur, më fal.

Indriti: Nominoj Valbonën sepse nuk më pëlqen që kur dy persona i thonë Laerti po luan me ty, buzëqesh. Së dyti, Tiri sepse ka shumë herë që i them aktivizohu pak se je komplet inekzistent. Shpresoj të dalë në lojë.

Egli: Nominoj Loredanën, sepse përpos të gjithë situatave që kam parë më bën të besoj se nuk ka arsye pse të qëndroj më këtu. Është fshehur gjatë nën petkun e të pafajshmes. Së dyti, Indritin sepse e shoh të pavend përfshirjen në disa situata dhe impulsin që ka për tu bërë pjesë e disa situatave të tjera që nuk kanë të bëjnë me të.

Aldo: Nominoj G Banin sepse deklarata që bëri sot nuk tregon respekt për marrëdhënien që ka jashtë. Dhe Tirin sepse të vetmen marrëdhënie që kemi është tendencioze, përmes kunjave dhe një energjie që spo më rri.

Gerta: Nominoj Indritin sepse megjithëse është ndër banorët më të rinj, komunikoj më pak se me të tjerët. Dhe së dyti G Banin sepse nuk më pëlqeu fare pas deklaratave të fundit që bëri dhe lojës së shëmtuar po ashtu që i bëri Klajdit.

Krisa: Nominoj Valbonën sepse kam vënë re që është një person shumë kontradiktor në shtëpi dhe luan me ca situata që s’më pëlqen aspak. Dhe së dyti, Loredana sepse s’po bën asgjë në shtëpi.

Tiri: Nominoj Aldon sepse më duket lojëtar jo i drejtpërdrejt, hedh fjalë këtu aty dhe mundohet të përfshijë edhe Jozin sepse aq di aq bën. Së dyti, Loredana sepse nuk më duket fare e vërtetë, nuk arrin të mbarojë dot një mendim nga fillimi në fund.

Gjesti: Nominoj Danjën sepse nga një anë viktimizohet dhe pastaj do të luaj. Së dyti Loredanën sepse shyqyr ju mbush mendja për gabimet e Jozit.

Livia: Nominoj Loredanën dhe Indritin. Dua jashtë Jozin, por po nominoj dy persona që ai ka pranë për ta dobësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular