HomeBotaMoti i keq në SHBA! 8 të vdekur nga përmbytjet në Kentaki,...

Moti i keq në SHBA! 8 të vdekur nga përmbytjet në Kentaki, stuhi shiu dhe temperatura të acarta

spot_img

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në shtetin e Kentakit, tha të dielën guvernatori Andy Beshear.

Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut mbuluan rrugët dhe shkaktuan përmbytje duke detyruar evakuimin e njerëzve të bllokuar.

Guvernatori Beshear tha se shumë nga vdekjet, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj 7-vjeçar, u shkaktuar nga bllokimi i makinave në rrugët e përmbytura.

Ai tha se ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për rreth 39,000 shtëpi, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një tjetër valë moti të ashpër dimëror me shira të rrëmbyet që kanë shkaktuar përmbytje.

Një nënë dhe fëmija i saj 7-vjeçar u humbën jetën në Kentaki kur makina me të cilën udhëtonin u bllokua nga niveli i lartë i ujit në qarkun Hart.

Në pjesën juglindore të Kentakit, një 73-vjeçar u gjet i vdekur në ujërat që përmbytën qarkun Clay, njoftuan zyrtarët.

Temperatura të acarta, rreth -30 gradë Celsius përfshijnë pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara pranë kufirit me Kanadanë.

Në Dakota dhe Minesota pritet që temperaturat të bien mes -40 gradë Celsius dhe – 45.6 gradë Celsius.

Po ashtu priten reshje të dendura dëbore në pjesën verilindore të Nju Jorkut ndërsa shpejtësia e erës mund të shkojë deri në 97 km në orë./VOA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular