Prokuroria e Posaçme ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në qelitë e paraburgimit të Durrës.
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili u prangos në zyrën e tij më 10 Shkurt, u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 Shkurt, një ditë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.
Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.