HomeKronikeAjola Xoxa mohon veshjet dhe bizhuteritë 860 mijë euro, gazetarët shpjegojnë me...

Ajola Xoxa mohon veshjet dhe bizhuteritë 860 mijë euro, gazetarët shpjegojnë me cilin emër u blenë

spot_img

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar dosja “Veliaj”, ku gazetarët shpjeguan provat që ka SPAK për pretendimin e 860 mijë eurove blerje të Ajola Xoxës. 

Ditën e sotme, me anë të një deklarate, Xoxa mohoi këto blerje, por sipas dosjes së SPAK, për këto blerje është përdorur emri i një tjetër personi, Erald Ismaili, i cili i pyetur në SPAK ka mohuar t’i ketë blerë pasi nuk ka të ardhura duke ia faturuar Xoxës, ndërkohë që adresa e marrësit të porosive është ajo e Xoxës. 

Klodian Tomorri: Pjesa më e madhe e blerjeve për shumën që pretendon SPAK, ka ardhur në emrin e një shtetasi, Erald Ismaili. SPAK pretendon se këtij djalit i është marrë karta ID dhe është përdorur për blerjet. Kur ai është pyetur për këto blerje, 500 e ca mijë euro, ai rezultonte një djalë në punë të vetë pa të ardhura që të mund të përballonte ato blerje. Ai ka thënë kam dhënë njëherë ID dhe nuk kam lidhje me këto blerje. Sipas prokurorit, adresat e porosive, ishte zyra e zonjës Xoxa.

Ola Xama: Madje edhe adresa e email është zonja Xoxa. 554 mijë euro janë kryer me kartën e kreditit të Erald Ismailit. Ai është pyetur dhe ka thënë nuk kam bërë këto porosi, jeton me 24 mijë euro në vit. Ka thënë, njëherë ma ka kërkuar kartën zonja Xoxa dhe më pas është printuar kartë bankare për blerje online në emrin e zotit Erald Ismaili, në total shkon 675 mijë euro blerje online, veshje, vetëm duke përdorur si person presta nome, Erald Ismailin.

Enton Abilekaj: Ky ka thënë se nuk ka as makinë. Zotëria ka thënë nuk kam lidhje janë të asaj (Xoxës).

Lindita Çela: Të merremi me shpenzimet e zonjës Ajola, të zbuluara nga SPAK, në katër vite, që thonë 860 milionë lek, dhe ka fokusuar kozmetikë, buzëkuq, vathë, biem në kurthin… Po ti hedhësh sytë aq sa ka publikuar SPAK, zonja Xoxë është pyetur në lidhje me këto shpenzime, është pyetur për transaksionet, kompanitë, organizatat, që duket se janë hapur qëllimisht për të përfituar fonde publike dhe dëshmitë e saj janë, nuk di, nuk mbaj mend… Unë nuk do ti jepja kohë zonjës Xoxa për këtë deklaratë, sepse ajo kur u pyet para autoriteteve, vendi është përpara prokurorëve, jo opinioni publik, frengjitë e Facebook, siç bën Xoxa, Veliaj apo kryeministri, japin deklarata që asnjëra prej tyre nuk mund të verifikohet. Që nga publikimi i materialeve, gazetarët kanë kontrolluar. Krijimi i kompanive të zonjaës, organizatave, është e vërtetuar. Ne nuk jemi palë me prokurorinë, kur themi se janë përfitues të fondeve publike. Deklarata që e kanalizojnë te disa shpenzime, unë nuk di avokatë të ketë gjeneruar 1 milionë euro në katër vite. Prokuroria thotë gjenerimi me këtë skemë, janë të ardhura 1 milion euro, nuk i gjej dukshëm në një vend tjetër, janë para të krijuara nëpër skema. Skema e krijuar nga Xoxa-Veliaj është problematika e kësaj çështje, nuk janë veshjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular