HomeAktualitetÇfarë ndodhi mes Veliajt dhe hetuesve të BKH? Gazetari zbardh detaje nga...

Çfarë ndodhi mes Veliajt dhe hetuesve të BKH? Gazetari zbardh detaje nga dosja e SPAK

spot_img

Në studion e Top Story u diskutua arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, si dhe akuzat e kryebashkiakut ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes.

Gazetari Armand Barjami ka zbardhur të tjera detaje nga dosja voluminoze e SPAK për akuzat e dyshuara ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Ajo që thotë Prokuroria me këtë hetim me 8 masa sigurie, referuar vendimmarrjes për caktimin e masës së sigurisë. Dosja 356 faqesh që ka qenë në qarkullim është një ekstrakt i vlerësuar mjaftueshëm si i mjaftueshëm për të bindur Gjykatën për të marrë masa sigurie. Sipas SPAK kemi të bëjmë me një skemë të mirfilltë korruptive në qendër të së cilës ndodhet kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij. Kishin vënë në zbatim një skenë që sipas së cilës abuzonin me fonde publike duke i shpërndarë në trajtën e tenderave dhe punëve publike ose miratimit të lejeve të ndërtimeve. Ryshfeti i pretenduar nga SPAK që dyshohet se është kthyer nga këta biznesmenë përmes pagesave të kryera për llogari të disa shoqërive tregtare. Pagesat që janë bërë nga biznesmenët te Organizatat jofitimprurëse kanë qenë qoftë si sponsorizime, në pagesa marrje shërbime por që sipas SPAK kanë qenë fiktive. Sipas SPAK Veliaj ka intimiduar agjentët e BKH. Pasi kishte dhënë deklarimet e tij, Veliaj u ka kërkuar të mos marrin deklarime të bashkëshortes së tij dhe ky veprim është cilësuar si intimidues”-u shpreh gazetari Bajrami.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular