Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Petro Xhori, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Petro është ndalur te një ndër banorët e rinj që u bënë të shtunën pjesë e BBV 4, pasi e njeh personalisht dhe e përshëndeti.
“Sa i përket hyrjeve të reja, një nga personazhe Kelly, e përshëndes. E njoh familjarisht. Nuk e di si do veprojë në “BBV4”. Është djalë shumë i mirë, inteligjent”, tha ish-banori.
Çfarë po bën G Bani me ish-të dashurën e Gjestit? Fotografohen bashkë…
Por jo vetëm kaq, pasi Petro zbuloi edhe një detaj që publiku ende nuk e kishte vënë re. Ai tregoi se Kelly ka patur gjatë verës dy klipe, ku në njërën është Xheneta dhe në tjetrin Egli.
“Kelly gjatë verës kishte edhe Xhenetën, edhe Eglin në klipe të veçanta. Ishte rastësi e bukur”, tha Xhori.