Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se dosja në ngarkim të Erion Veliajt, që thotë se kanalizoi te OJF-të e bashkëshortes paratë e Bahskisë, është më e rëndë se akuzat që mund t’i ngriheshin nga SPAK-u për inceneratorin e Tiranës.
“SPAK ndoshta kaq ka mundur dhe kaq ka dashur. Këtë tezë e ka përdorur edhe opozita, që është dosje e lehtë. Mendoj të kundërtën. Në raportin personal të zotit Veliaj, kjo dosje i hap shumë më tepër probleme se inceneratori. Në rastin më të mirë, do t’i ngrinin akuzë për shpërdorim detyre, që ke marrë përsipër kompetencat e këshillit bashkiak, do ta kishin shumë të vështirë të vërtetonin korrupsionin. Kurse me këtë dosje, akuzat që SPAK ka ngritur, prokurori, është shumë më e vështirë dhe më e rëndë në raportin e zotit Veliaj me drejtësinë”- tha Tomorri.