Ergys Mërtiri, analist dhe socialog, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Rama dhe Berisha janë bashkë prej SPAK-ut, por nuk mund të dalin hapur dhe ta rrëzojnë, sepse vetë e bënë me 140 vota nën udhëheqjen e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve.
“Unë mendoj që këta të dy, Ramën dhe Berishën, ajo që i bën më shumë bashkë, është SPAK-u. Problemi është se nuk kanë se çfarë t’i bëjnë SPAK-ut se janë ndërkombëtarët dhe e dyta ata nuk mund të dalin haptas dhe të bashkojë votat që të rrëzojnë SPAK-un, sepse vetë e bënë me 140 vota nën udhëheqjen e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve e tani kanë ngecur këtu dhe s’dinë se si t’ia japin zgjidhjen.
Sigurisht SPAK-u ka krijuar edhe këtë realitet të ri politik, që edhe partitë e reja të gjejnë mundësinë që të vënë në diskutim sistemin. Pa SPAK-un nuk do të ishte bërë kjo, ndaj mendoj se SPAK-u është prodhuesi më i madh i hapësirës së re politike dhe ndaj e shoh si armikun kryesor të establishmentit politik ekzistues”- u shpreh Mërtiri.