Shakira – e cila së fundmi filloi turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran” – është shtruar në spital duke e detyruar atë të shtyjë shfaqjen e saj në Peru.
“Më vjen keq t’ju informoj të gjithëve se mbrëmë më është dashur të shkoj në për një problem abdominal dhe aktualisht jam e shtruar në spital,” shkroi ajo në një deklaratë të shpërndarë për X Sunday.
“Mjekët, nën kujdesin e të cilëve jam aktualisht, kanë komunikuar se nuk jam në gjendje mjaft të mirë për të performuar këtë mbrëmje.”
Shakira shtoi se ishte “shumë e trishtuar” për shtyrjen pasi ajo kishte “pritur të ribashkohej” me fansat e saj në Peru.
Krijuesja e hitit “Hips Don’t Lie” tha se shpreson se do të ndihet më mirë deri të hënën për t’u liruar dhe për t’u rikthyer në skenë.
“Ekipi im dhe promovuesit po punojnë tashmë për një datë të re për të komunikuar me ju. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ju dua të gjithëve. Shak”, përfundoi ajo.
Fituesja e Grammy gjithashtu ndau të njëjtën deklaratë në spanjisht përmes X.
Shakira, e cila filloi turneun e saj në Estádio Olímpico Nilton Santos në Rio de Janeiro të martën e kaluar, më 11 shkurt, është planifikuar të performojë sërish në Peru të hënën.
Më pas ajo është planifikuar të performojë pesë shfaqje në Kolumbi – tre në qytetin e saj të lindjes Barranquilla – nga 20 shkurt deri më 27 shkurt.