HomePolitike11 maji/Shkrimtari dhe ekspert i dosjeve të komunizmit, kandidat i Koalicionit Euroatlantik

11 maji/Shkrimtari dhe ekspert i dosjeve të komunizmit, kandidat i Koalicionit Euroatlantik

spot_img

Një ndër emrat e përzgjedhur për të kandiduar në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, është ai i shkrimtarit dhe ekspertit të njohur të dosjeve të komunizmit, Marçel Hilës.

Për një kohë të gjatë Hila ka dhënë një kontribut të vyer në mbledhjen e dëshmive për të zhdukurit e kohës së komunizmit, duke koordinuar me institucionet përgjegjëse për ndërtimin e një udhëzuesi për të drejtat e familjeve të të zhdukurve, me informacion për legjislacionin e brendshëm dhe ligjin ndërkombëtar të zbatueshëm të të drejtave të njeriut në lidhje me personat e zhdukur.

Më herët, ai ka kontribuar në dokumentimin e së shkuarës përmes botimeve që trajtojnë histori tronditëse të diktaturës, që nga “Perla në plagën e një martese” (2008) mbi historinë e rrallë të Valentin Pervizit, “Internimi i kufomës” mbi dëbimin e pabesueshëm nga shtëpia të familjes së Zoi Xoxës ditën e varrimit të djalit, “Zoti zbret në ferr”, mbi burgun e Burrelit dhe “Rrëfenja në shtëpinë e një mikpritësi”, mbi hebrenjtë në Shqipëri.

Kandidimi i Marçel Hilës në listën e Koalicionit Euroatlantik është një vlerë e shtuar e këtij grupimi dhe një dëshmi shtesë për ndarjen nga e kaluara, duke pasur në përbërje të tij njerëz me dinjitet, pa dritë-hije nga e shkuara dhe me kontribute për të zbardhur një ndër periudhat më të errëta që vendi ka kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular