HomeLifestyleE ngacmoi në club nate?!/Si qëndron e vërteta e deklaratës së Loredanës?...

E ngacmoi në club nate?!/Si qëndron e vërteta e deklaratës së Loredanës? Debat i ashpër mes banores dhe çiftit Tiri-Krisa

spot_img

Një javë intensive për banorët në shtëpinë më të famshme të Big Brother VIP. Mes debateve dhe përplasjeve të shumta ishte edhe ajo e Tirit dhe Loredanës, në të cilin kjo e fundit ka akuzuar këngëtarin se ka flirtuar me të në një moment gjatë netëve live në club nate.

Në këtë situatë ka ndërhyrë dhe Krisa duke e konsideruar atë xheloze për marrëdhënien që ata kishin së bashku, ndërsa ajo vetë u lidh me një mashkull denigrues si Jozi. Në një sqarim të situatës në Primen e sotme, Loredana ka kërkuar ndjesë duke thënë se nuk ishte qëllimi i saj që të sillte një situatë nga jashtë, por gjatë nominimit të kësaj jave, çifti i ‘ka plasur buzën’.

Nga ana tjetër Tiri e ka mohuar se ai ka flirtuar me banoren, moment për të cilin Loredana ndryshoi tërësisht qasje më vonë duke pranuar se Tiri nuk i ka shkruar, por në tryezën ku dhe ai ka qenë prezent, janë hedhur fjalë në drejtim të saj se duket si Elvana Gjata.

Pjesë nga biseda:

Loredana: Që nga momenti që çifti Tiri-Tira

Krica: E kam emrin Krisa Caushi…

Loredana: …që kur çifti Tiri-Krisa kanë ardhur, kanë filluar sulmet ndaj meje. Një herë më akuzonin mua që luaja, herë tjetër Jozi… Që nga ai moment Krisa më ka thënë se një djali si Tiri mund t’i vish anës.

Krisa: Ta kam thënë pak minuta pasi t’i nxore atë mashtrim nga goja. Më herët të kam thënë vetëm që ke mbajtur një mashkull denigrues në shtëpi. Nuk të kam thënë Tirit t’i vish anës, mos e shtrembëro muhabetin. Këtë ta kam thënë më pas, pasi ti më ke thënë që Tiri po të dëmton në lojë. Kam qenë unë që kur të ka ardhur babi të kam kapur te dhoma e grimit dhe të kam thënë; vajzë e dashur, i ke dëgjuar mirë fjalët e babit atë natë kur erdhi këtu? E di ti pse ai t’i ka thënë këto fjalë? E di që ai mund të ketë parë diçka nga Jozi? Ti the ‘po, por nuk e lë dot Jozin’. Pas disa ditësh, kemi qenë me Gertën dhe ti ke thënë që babi ka pasur të drejtë.

Loredana: Kur ka ikur Jozi, unë e kam thënë që e kam ndjerë veten më të lirë…

Kur ka ardhur Tiri, i kam thënë unë të kam parë ty. Edhe Tiri më tha që të kam parë, por se mbaj mend se ku. Në momentin që ja kam përcaktuar atë momentin që ne kemi qenë në një tavolinë, Tiri është larguar dhe më pas është rikthyer pas 15 minutash duke thënë; ah, po tani të mbaj mend. Ti ke pasur mundësinë të më shihje edhe nga jashtë, kishe gjithë atë kohë përpara se të futeshe në Big Brother…

Tiri: Të kam parë, por ke ndryshuar… Ti e di që ke ndryshuar, a ke të njëjtin stil flokësh sikurse i ke pasur? Unë ty të kam takuar vetëm një herë.

Loredana: Te tavolina, ai vetë më ka përmendur faktin që unë ngjaj me Elvana Gjatën. Kjo gjë mu duk si ngacmim…

Ledioni: E ka përmendur Tiri këtë?

Loredana: Në tavolinën që ishim është përmendur si fjalë, por edhe Tiri e ka dëgjuar sepse ka qenë pjesë e bisedës. Nejse…

Krisa: Si mund ta anashkalosh këtë?!

Loredana: Unë nuk kam dashur në asnjë moment ta them dhe e vetmja arsye pse e kam thënë është për shkak të presionit të këtyre ditëve. Që nga momenti që është shpallur nominimi më janë vërsulur të gjitha vajzat. Kur Krisa më ka thënë që këtij djali t’i vish anës, i kam thënë që jo sepse e kam pasur mundësinë por nuk e kam bërë.

Ledioni: Tiri, si e shikon ti këtë deklaratë të Lorit duke qenë se e keni përmendur pak që mund të jetë bërë edhe për shkak të nominimit?

Tiri: Po, pikërisht Ledion sepse Loredana në këto 3 ditë, ka folur më shumë sesa mund të kishte thënë në 59 ditë qëndrimi këtu. Loredana e nisi duke bërë një akuzë, duke sjellë një gënjeshtër nga jashtë. Sajoi diçka përmes së cilës ja arriti qëllimit. Përveç kësaj shpifje, të cilën Loredana vetë ma ka vërtetuar me fjalë se unë nuk i kam shkruar apo t’a ngacmojë me fjalë… Të kam shkruar më pas?

Leoredana: Jo…

Tiri: Të kam ngacmuar me fjalë?

Loredana: Ne kemi qenë në club…

Tiri: Ti ke një pretendim…

Loredana: Kjo është e vërteta.

Tiri: Loredanën kur e kam takuar në club ka qenë me shoqet e mia. Është njësoj si të vish ti Ledion me mikeshat e mia, pas 7-8 muajsh unë nuk do të të mbaj mend nëse të takoj sërish, çka nuk është rasti i Loredanës sepse Loredana ka qenë komplet ndryshe në atë periudhë sepse ka qenë me balluke.

Loredana: Ja që këtë e mban mend.

Tiri: Po po, ma the ti.

Loredana: Jo, ma ke thënë ti. Ke ardhur jashtë dhe më the që i ke pasur më mirë flokët me balluke.

Tiri: Po, sepse ma kujtove ti që jashtë jemi takuar në filan vend me këto, këto, persona. Ajo përveçse sjell këtë situatën time, ka ngacmuar Livian duke i përmendur emrin e të dashurit të saj, Eglit emrin e ish-it dhe lojën me Gjestin. Është shumë e dukshme strategjia e dobët e Loredanës; Hajde të shpif që ta mbaj veten sa më gjatë në shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular