Të dashur miq,
Nisur nga mesazhet e shumta që po mar prej disa orësh dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vyer gjatë kohës që pata nderin të shërbej si Nënkryetar i Bashkisë Dibër. Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë, z. Rahim Spahiu, dhe stafin e Bashkisë Dibër për përkushtimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shërbim të qytetarëve tanë.
Në detyrën e re si Drejtor i Spitalit Rajonal Dibër, mbetem i angazhuar për të vijuar shërbimin ndaj komunitetit dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë.
Me respekt,
Ruzhdi Deda
