Nga Fatmir Gjoçi
Të dashur miq!
Duke u nisur nga angazhimi im shumë vjeçarë dhe duke kontribuar për Partinë Demokratike të Shqiperisë, sot, “DEMOKRATËT EUROANTLANTIK” në degën e Athinë Greqi, nisur si sekretar organizativ që nga viti 2006, e më pas në cilësinë e Kryetarit të degës që nga viti 2013 e deri më sot, pranova me përgjegjësi dhe dinjitet të plotë, kandidaturën time si deputet në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025, si një kandidat i ardhur nga Diaspora, për të garuar në listat e hapura në qarkun e Tiranës, miratuar kjo dhe nga Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantik.
Vij nga një familje tradicionale nga Lura e Dibrës, nga një krahinë atdhetare që ka shkruajtur histori, një ndër familjet dhe (Fiset)e para që kontribuam në rënjen e sistemit të egër Komunist.
Kam qënë dëshmitar i levizjes dhe revoltës qytetare të 13 dhjetorit 90-të në Shkodër, ku atëher isha një djalosh konviktor ku sapo kisha filluar arsimin e mesëm në Shkodër.
Arsimin e lartë e kam kryer në Fakultetin Ekonomik dega menaxhim-biznes.
Mastër, MBA International Business Metropolitan College në Athinë
Kam një Firmë ndërtimi në Athinë “MIROS CONSTRUCTIONS“, me një eksperiencë dhe sipërmarje goxha të suksesshme.
Përveç angazhimit tim në politikë, kam qënë gjithmonë aktiv në ruajtjen dhe mbrojen e vlerave të komunitetit tonë këtu në emigracion, ku bashkë me bashkëatdhetarët e mi, kemi hasur jo pak problemetika dhe vazhdojmë ti kemi edhe sot.
Është herë e parë që neve si emigrantë, na jepet mundësia të votojmë për fatet e vëndit tonë, që e ka më se të nevojshëme se kurrë, mbështetjen tonë si një model ndryshe, lidhur me krizën, tranzicionin dhe politikbërjen në Shqipëri.
Është koha dhe momenti për të ndëshkuar klasën e vjeter politike në Shqipëri.
Eshtë koha të ndërtojmë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri të zhvilluar me mirëqënje, vizion, dhe të integruar drejt bashkimit Europian.
Diaspora është forca e ndryshimit dhe mund ta realizojë atë me 11 Maj !!
Falenderojë z. Basha që më besoj kandidimin tim, shprehë mirnjohje dhe falenderim maksimal për strukturat organizative të degës, bashkëpuntorët e mi të gjithë këtyre viteve, të gjithë mbështetësit, bashkëatdhetarët shokë dhe miq të mi, njëkohësishtë, Këshillin Kombëtar të Demokratëve Euroatlantik, duke miratuar kandidaturën time për deputet.
Një falenderim të veçantë ja dedikojë familjes time të mrekullueshme, ku me mbështetjen që më kanë dhënë, duke pranuar gjithë këto vite kontributet e mija në PD, sikur të ishte shtëpia ime e dyte.
Duke qënë si kandidat për Tiranën, dhe si epiqendër në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Institutit Bujqesor, Laprakë por dhe në të gjithë qarkun e Tiranes, kam nderin dhe forcën e shpirtit, bazuar në moral dhe ndershmëri të plotë, t’ju them që neser nuk do t’ju zhgënjejë.
Ndaj dhe sot jam këtu përpara jush, duke ju kërkuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj maksimale, duke më dhënë mundësinë që nesër të jemë një zë i vërtetë dhe i fuqishëm në kuvendin e Shqipërisë, lidhur me problematikat dhe mbrojtjen e interesave dhe vlerave të Kombit tonë Shqipërisë.
Do të jemë i përqëndruar dhe i përkushtuar gjithmonë në atë çfarë na shqetëson në jetën e përditsheme të njerzëve dhe në mbrojtje të interesave të vendit tim!
Shqipëria meriton më shumë!!
Ju faleminderit!