“Nëse e do fort mos e lësho”, qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten! Çfarë postonte në Tiktok 34-vjeçari

0
171

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën të martën ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur. Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”. Ndërkohë, mësohet se çifti ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.