SPAK bën bilancin e vitit 2024: 629 persona të proceduar, 37.5% e tyre me masë “arrest në burg”

0
78

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës së saj përgjatë vitit 2024, ku shprehet se janë marrë nën hetim 629 persona.

Copy of Key information or stat 1 - 2
Copy of Key information or stat 1 – 2

Sipas SPAK, numri i personave ndaj të cilëve është caktuar masë “arrest me burg” janë 246 persona, ndërsa të hetuar në gjendje të lirë janë 246 persona.

Nga totali prej 2791 të paraburgosur, numri i personave të hetuar nga SPAK është 270.

Kujtojmë që me urdhër të SPAK janë vendosur pas hekurave ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë.

Postimi i plotë i SPAK:

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.

147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.

Raporti i të paraburgosurve:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.

Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%

481024118_122116600976688431_7816096419311388403_n