HomeBotaAdministrata e Donald Trump urdhëron Pentagonin të planifikojë shkurtime të mëdha buxhetore

Administrata e Donald Trump urdhëron Pentagonin të planifikojë shkurtime të mëdha buxhetore

spot_img

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar liderët e lartë në Pentagon që të zhvillojnë plane për të shkurtuar buxhetin për mbrojtje 8% çdo vit për pesë vjetët e ardhshme, raporton “The Washington Post”. 

Sekretari i Mbrojtje i SHBA-së, Pete Hegseth, ka urdhëruar që propozimet për shkurtim të paraqiten deri më 24 shkurt. Kjo përfshinë një listë prej 17 kategorish që administrata e Trumpit dëshiron t’i shmangë.

Në mesin e tyre janë: operacionet e ushtrisë në kufirin jugor të SHBA-së, modernizimin e armëve bërthamore dhe mbrojtjes nga raketat, dhe zhvillimin e dronëve kamikaz dhe municioneve të tjera.

Buxheti i Pentagonit për mbrojtje për vitin 2025 është rreth 850 miliardë dollarë, me pranim të gjithanshëm në Capitol Hill, se shpenzimet e tilla të mëdha janë të nevojshme për të parandaluar kërcënimet nga Kina dhe Rusia, në veçanti. Nëse aprovohet e plotë, shkurtimet e propozuara do të përfshinin dhjetëra miliarda dollarë në secilin vit për pesë vjetët e ardhshme.

Memorandumi bën thirrje për mbështetje të vazhdueshme në financimin e disa selive të mëdha rajonale, duke përfshirë komandën Indi-Paqësor, komandën Veriore dhe Hapsinore. Por nuk përfshinë komandën Evropiane, e cila ka pasur rol kryesor në ekzekutimin e strategjisë së SHBA-së në luftën në Ukrainë, komanda qendrore që operon në Lindjen e Mesme, dhe komanda Afrikane, që menaxhon mijëra trupa që Pentagoni i ka shpërndarë në kontinent.

Screenshot_1
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular