HomeKronikeAksidentohet me vdekje i riu në rrugën Peqin-Rrogozhinë, arrestohet shoferi 38-vjeçar

Aksidentohet me vdekje i riu në rrugën Peqin-Rrogozhinë, arrestohet shoferi 38-vjeçar

spot_img

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e kaluar u përfshi në një aksident në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ku humbi jetën një 25-vjeçar. Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e kaluar u përfshi në një aksident në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ku humbi jetën një 25-vjeçar. Blutë e Kavajës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte 38-vjeçari me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Kavajë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular