Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund mes banorëve, madje edhe atyre që duket se kanë një aleancë me njëri-tjetrin. Livia është mërzitur që mbrëmë nga grupi i saj, pasi thanë emrin e saj si banore e dobët dhe që rrezikon të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Teksa po debatonte me Danjën, Gjesti iu drejtua duke i thënë që të mos merret me të, por të flas me Rozanën, e cila thoshte që e ka shoqe dhe më pas ‘ia futi’.
Gjesti i tha që të mos i ruaj zërin Rozanës pasi po bën vetë sikur nuk ka zë. Me zërin e ngjirur këngëtarja i kthehet banorit duke i thënë ‘boll u talle se nuk është për t’u tallur’.
“O Gjesti qenke interesant i madh, a ka mundësi, se do më ikë fare po them. Pusho, boll u talle se nuk është për t’u tallur. Më keni çmendur, nuk kam zë po them, pusho. Më shkatërruat nga nervat. Më plasi mua se ça mendon ti dhe ti, fare s’më plas, kur juve s’ju plas për mua. Më lër rehat”, tha Rozana.
“Kapu me Rozanën, ajo t’a futi”/ Gjesti debaton me Livian: Nuk ka mëshirë për ty…
Pjesë nga debati:
Livia: Po më ka thënë dje që s’të kam shoqe
Rozana: Nuk e kam thënë vetëm dje, por gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi
Livia: Në ça mënyre po e kursej o Gjest?
Gjesti: Asgjë s’po bën, je duke i ruajtur zërin
Livia: A ti bi?
Gjesti: Me zërin mirë është
Rozana: O Gjest e di si është puna? As mos më lodh fare për këtë gjë, mos më lodh po të them
Gjesti: Po të them lëri këta, me këtë je më e ngushta
Livia: E di unë ku e kam punën o Gjest
Gjesti: Ok, natën e mirë
Livia: Nuk mund të merrem kur të thuash ti dhe para këtyre
Gjesti: Jo kur të them unë, para krejtëve, kjo para miliona njerëzve t’a futi
Rozana: Për çfarë ja futa?
Gjesti: Gjithë kohën fle me të, rri me të, e the del Livia
Rozana: Kur thashë del Livia? Ke qenë në prime dje apo jo? Katër veta kanë thënë Livia. Qenke mashtrues kalibri. Kam thënë rrezikon Livia
Livia: E ka thënë te pjesa e kulltukut, aty më ka prishur punë
Gjesti: Te nominimi i parë
Livia: Jo tha Loredana
Rozana: Më lodhe kokën