Gerta është munduar mëngjesin e sotëm që të zgjojë Gjestin nga gjumi. Ajo ka shkuar pranë krevatit të tij ku ishte dhe Egli duke bërë make-up dhe i thotë që të zgjohet.
Me shaka, Gerta i thotë të çohet se do të shkojë në shkollë. Gjesti nuk kthen përgjigje në asnjë moment por vazhdon të flejë. Por ishte Egli, ajo që i përgjigjej banores.
Ajo i tha që të ikte pasi nuk merrte audiencë me këto muhabete. Gjithashtu Egli i tha që ‘të shohë se çfarë do bëjnë ata pa u kthyer ai përgjigje’.
Gerta iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Do merret me ty dhe me Rozanën gjithë kohës? Po rrini, përqafohuni e puthuni njëri-tjetrin”.
A do e bëjë detyrën siç duhet? Zbuloni liderin e ri të shtëpisë së BBV 4
Pjesë nga biseda:
Gerta: Gjesti do çohesh se do ikësh te dhoma e rrëfimit.
Egli: Zero audiencë janë me këto muhabete
Gerta: O Gjest, të çohet, ça audience
Egli: E dëgjoi
Gerta: Ta zgjojmë moj se për t’a dëgjuar të ka ty ai që i flet te veshi. Gjesti pse rri aq vonë natën? Pse nuk fle natën dhe të rrish zgjuar ditën? Hë Gjesti, çohu dhe shko në shkollë sot
Egli: Të shohim ça bëni vetëm po nuk u ktheu përgjigje
Gerta: Ej çohu dhe ik në shkollë, Gjesti. Ça bën vetëm? Gjesti ku rri pa mua në këtë shtëpi. Me ça do bëjë, do merret me ty dhe me Rozanën?
Egli: E kuptove ça të thashë
Gerta: Do merret me ty dhe me Rozanën gjithë kohës? Po rrini, përqafohuni e puthuni njëri-tjetrin
Egli: A po ik se nuk të erdhi njeri për të folur, fol me vete
Gerta: Gjesti çohu e ik në shkollë sot, nuk e ke pushim. Çohu se e ke humbur orën e parë të mësimit, shko në të dytën të paktën. Çohu se ke edhe fizkulturë sot do të kënaqesh. Gjesti do të të dënoj nëse nuk ikën në shkollë