Debatet mes banorëve të rinjë të “Big Brother VIP 4” kanë vijuar edhe ditën e sotme. Ola dhe Vserlo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa ndodhin në oborr duke shijuar rrezet e diellit.
Ola i kthehet banorit duke i thënë se ai do të japë llogari një për një për gjërat që i ka thënë dhe shton ‘por jo këtu’. Vserlo i drejtohet duke e pyetur nëse po e kërcënon dhe banorja i përgjigjet ‘jo’.
“A i shkruajnë vajzat?”/ Jozi habit me deklaratën: Ka mjaft vajza të mira që…
Pjesë nga debati:
Ola: E di si i ke? Të gjitha të shënuara, e di si do japësh llogari për këto? Një më një do japësh llogari
Vserlo: Boll u fëlliqe. Në këto momente që po flasim e vetmja gjë më vlerë që ke është çakmaku që erdha e të kërkova, kaq
Ola: Normale, kush ta jep ty. Ti do japësh llogari djalë i dashur, por jo këtu
Vserlo: Mirë. Ça po më kërcënon për jashtë?
Ola: Jo
Vserlo: Po më kërcënon mua jashtë, pasi më ke lënë 4 lajthi dhe më ke lagur me ujë
Ola: Je aq i ulët. Unë nuk jam si ti që të luaj me ushqim që është gjynah
Vserlo: Po ma hodhe moj koherenca zero
Ola: Nuk ta kam gjuajtur unë, nuk jam spiune të tregoj