HomeSportKreu i Federatës Shqiptare të Regbisë takime në Paris tek Federata Franceze:...

Kreu i Federatës Shqiptare të Regbisë takime në Paris tek Federata Franceze: Ja mundësitë e bashkëpunimit

spot_img

Presidenti i Federatës Shqiptare të Regbisë Xhino Drangu ishte në Francë ku mori pjesë në disa aktivitete të Federatës Franceze e Regbisë. Për startnews.al, z.Drangu thotë se: – “Ishte kënaqësi dhe nder pjesëmarrja në disa evente të organizuara nga Federata Franceze e Regbisë, në Paris. Nga takimet me organizatoret u diskutua mundësia për bashkëpunim ndërmjet Federatës Shqiptare e Regbisë me Federatën Franceze e Regbisë, konkretisht: Kampe për lojtaret shqiptar dhe seminar/workshop për stafin të Federatës në rajone të ndryshme të Francës. Trajnimi dhe profilizimi e arbitrave, trajnerëve shqiptar nga Federata Franceze. Ofrimi dhe implementimi i sistemit organizativ, menaxhimi i lojtarëve sipas sistemit Federatës Franceze. Identifikimi i lojtarëve etnik shqiptar në Francë, me qëllim rritjen e talenteve përfaqësuese për kombëtaren”. Në vijim të prononcimit për startnews.al, z.Drangu falënderuar Presidentin e Federatës Franceze, z. Florian Grill duke shtuar se: -”Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm për sportin e Regbisë në Shqipëri. Duke pasur një mbështetje nga Federata Franceze e Regbisë, e cila përfaqësona elitën e sportit të Regbisë në rangun ndërkombëtar. Shqipëria ka një mundësi të artë jo vetëm për ta zhvilluar këtë sport të jashtëzakonshëm, por ta bëjë atë në nivele të larta. Edhe pse Federata Shqiptare është e re, kjo përbën një akt inkurajimi për të vijuar rrugëtimin tonë drejt konsolidimit të mëtejshëm si në tregun sportiv shqiptar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular