Ka reaguar mbrëmjen e sotme ekskluzivisht për Top Story në Top Channel, Safet Bajri. Në fjalën e tij ai ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me fisin e Licajve dhe me Masakrën e Dobraçit. Sipas Safet Bajrit gazetarët janë duke keqinformuar mbi fisin Bajri teksa raportojnë në media.
“Gazetarët e caktuar dalin dhe i citojnë Bajrat si grup kriminal. Nënën time 70 vjeçare e bënë grup kriminal, a jeni në vete ju?
Pasuria ime është e gjithë e verifikueshme, unë kam qenë në burg. Mendoni ju se të kisha unë pasuri do ma kishte lënë SPAK?
Grida Duma: Sa njerëz rreth teje janë të vrarë?
Safet Bajri: Vetëm xhaja dhe është plagos djali xhajës. Miq, shok asnjë.
Licajt nuk i kam njohur kurrë në jetë.
Babai im i ka njohur. Ata kanë një xhaje shumë të mirë dhe i ka mbajtur gjithë kohën, fëmijët janë rritur.
Mua më vritet xhaja dhe plagoset cuni xhajës. Xhaja 70 vjeç doli për të shitur dy bidona qumësht, djali xhajës mori 20 plumba dhe shpëtoi. Ku të mos dal unë me makina të blinduara.
Në Shkodër nuk ka të fortë. Në Shkodër ekziston të jesh sa më mirë me njerëzit dhe të shikosh familjen tende. Në Shkodër nuk ka të fortë. “- tha Safet Bajri.