HomeAktualitetMerret vendimi, bonusi i dytë për të moshuarit shpërndahet nga 1 marsi!...

Merret vendimi, bonusi i dytë për të moshuarit shpërndahet nga 1 marsi! Shpërblimi i pranverës do të ndahet bashkë me pensionin mujor, kategoritë që përfitojnë

spot_img

Nuk ka më dyshime. Duke nisur nga data 1 mars e në vijim, të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e dytë, bonusin e pranverës bashkë me vlerën mujore të pensionit.

Kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin e mirë bashkë me vendimin e miratuar që në muajin janar, duke shuar kështu edhe zërat për një kthim mbrapsht të vendimit shpërblyes për pensionistët.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët”, deklaroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri reagoi mbi lajmet për bonusin të ditëve të fundit, teksa i cilësoi këto qëndrime “lojë me nervat e pensionistëve”.

“Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, theksoi ai më tej. Ndonëse ishte parashikuar të jepej që në muajin shkurt, përmes deklaratave të kreut të qeverisë dhe ministrit të Ekonomisë, për shkaqe procedurale të brendshme, ky shpërblim u shty për në muajin mars.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave rezulton të ketë miratuar më 9 janar bonusin e pranverës për 730 430 pensionistë. Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë.

Pagesat e mbështetjes financiare, nënvizohet në vendim, do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin mars dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat nuk kryhen brenda muajit mars, ato do të paguhen deri më 30 shtator të këtij viti, por jo më vonë.

“Pagesat e patërhequra parashkruhen pas datës 30.09.2030”, sqarohet në vendim, çka presupozon që pagesa duhet tërhequr brenda kësaj date. Ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar, duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 10,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

PENSIONET QË PËRFITOJNË BONUS

  • Pensionet e pleqërisë
  • Pensionet e kooperativave
  • Pensionet sociale
  • Pensionet e invalidëve të luftës
  • Pensionet e caktuara me dekret
  • Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore
  • Pensione suplementare
  • Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën
  • Pensionet e oficerëve
  • Pensionet e minatorëve
  • Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë
  • Pensionet e ushtarakëve
  • Pensionet e akademikëve
  • Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese
  • Pensionet e invalidëve
  • Pensione të veçanta
  • Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular