E ndërsa jemi pranë zgjedhjeve të 11 majit, duket se në Partinë Socialiste ka nisur një riformatim i rëndësishëm në disa qarqe të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në PS-në e qarkut të Kukësit, drejtuesi politik Eduart Shalsi, ka vendosur të largojë nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin. Mësohet se nga posti i kryetarit të komanduar të PS-së në Kukës është shkarkuar edhe Albert Halilaj, i cili mban dhe detyrën e kryebashkiakut të qytetit. Kujtojmë se Halilaj ishte emëruar në këtë pozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, shkruan A2 CNN.