HomePolitike‘Paketa e Maleve’, KQZ lejon vijimin e procedurës parlamentare për miratimin e...

‘Paketa e Maleve’, KQZ lejon vijimin e procedurës parlamentare për miratimin e projektligjit

spot_img

Procedura parlamentare për miratimin e projektligjit “Për Paketën e Maleve” do të rinisë. Vendimin e ka marrë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një postim në rrjete sociale ka vlerësuar si të rëndësishëm këtë vendim.  

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i sugjeronte Kuvendit të mos miratonte dy projektligje, me arsyetimin se ato mund të cenonin disa nene të Kodit Zgjedhor për nismat elektorale. Një prej tyre ishte Paketa e Maleve, për të cilën tashmë është dhënë drita jeshile për shqyrtim dhe votim në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit thekson se ky projektligj është plotësisht në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nuk bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

Me miratimin e këtij projektligji synohet nxitja e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e agroturizmit në zonat malore. Një ndër aspektet më të rëndësishme të paketës është edhe parashikimi për dhënien e titujve të pronësisë për tokat shtetërore, për individët që provojnë se i zotërojnë ato faktikisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular