Juventus eleminohet në Play Off të Champions League. Bardhezinjve nuk u mjaftoi fitorja 2-1 në ndeshjen e parë, pasi ndaj PSV në Holandë pësoi disfatë 3-1. Koha e rregullt përfundoi 2-1 dhe për të mësuar skuadrën e kualifikuar u nevojit koha shtesë. Perisic kaloi vendasit në epërsi, ndërsa pak më vonë u përgjigj Weah në krahun tjetër.
Goli i Saibarit ndezi festën e PSV. Në kohën shtesë goli i Flamingos i dhuroi kualifikimin e madh ekipit të Peter Bosz. Zhgënjen Juventus, që kthehet përpara kohe në shtëpi.