Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama foli me bindje se edhe këtë herë PS do të fitojë bindshëm.
Rama: Edhe për pak ditë, edhe pak kohë sepse akoma nuk e kemi caktuar ditën, por do të fillojmë maratonën sy më sy, është kudo në fshat në qytet, në rrugë në kafe, buzë detit buzë lumit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Se janë ca që thonë çfarë do nxjerrësh këtë herë? Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr dërr, prandaj kush është pjesë e familjes tonë në këtë fazë që fillon ndeshja ka mundësinë të hyjë ..do të jetë si një ndeshje që nuk je vetëm lojtar…
Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së.