HomeEkonomiRrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të...

Rrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të nënstacionit Tirana 1

spot_img

Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi po rikonstruktohet me qëllim fuqizimin e tij. Gjatë një inspektimi, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës i Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se ky nënstacion do të fuqizohet në 110 kV, nga 35 që është aktualisht, si dhe nga 33 mega, në 100 mega.

Ky nënstacion mban me energji elektrike rrugën e Durrësit, bulevardin, edhe një pjesë të anës veriore të qytetit të Tiranës, pjesa e unazës. Përveç se është një nënstacion i rëndësishëm për zonën që funizon, ky është një nënstacion që shërben, por edhe kur ne kemi një problem,diku te nënstacioni Tirana 1, ne e absorbojmë dhe e mbajmë ngarkesën përmes këtij nënstacioni. Për ngarkesat, dhe për transformatorin që kemi patur deri më tani, kjo gjë ka qenë e pamundur në momente të caktuara. Tashmë këtu jemi në 95% të punimeve të përfunduara.

Sipas zv/kryeministres Balluku, punimet për rikonstruksionin kanë nisur në 2024 dhe parashikoheshin të përfundonin në 2026, por do të jetë gati në maj 2025, pra një vit përpara. Balluku ka bërë edhe një përmbledhje të sektorit energjetik për vitin e kaluar.

Viti 2024, shënoi rekord për uljet teknike, arritëm në nivelin e 17%, vitin e ardhshëm të arrijmë në 16%. Të gjitha nënstacionet që po rikonstrukohen, dhe po ndërtohen të reja, po konstribuojnë në rritjen e cilësisë të ofrimit të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, nga ana tjetër qëllimi yn është të ulim humbjet teknike. Se është kurism parash, të cilat shkojnë në uljen e çmimit. 10.5% është ulur çmimi për të gjithë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 700 kw.

Ndërkohë, automatizimi dhe kontrolli në distancë është një tjetër projekt i madh përsa i përket rrjetit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular