HomeLifestyleSi qëndron e vërteta mes raportit të Tirit dhe Loredanës?! Krisa flet...

Si qëndron e vërteta mes raportit të Tirit dhe Loredanës?! Krisa flet pas daljes nga BBV…

spot_img

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Krisa Çaushi. Moderatorja dhe ish-banorja e këtij edicioni, u eliminua nga loja të martën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ajo bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Edhe pse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, Krisa krijoi disa situata dhe arriti të lërë gjurmë në disa debate brenda shtëpisë. Një ndër to ishte marrëdhënia e saj me Tirin dhe një debat që ajo pati me Loredanën përpara se të largohej. Arsyeja e këtij debati ishte pikërisht një raport i supozuar i Loredanës me Tirin jashtë shtëpisë së BBV përpara dy viteve. Tani pas daljes, si e qëndron e vërteta sipas Krisës?

Aman se na e kanë bërë këtë, o Zot i madh. S’po dimë as vetë tani. Po filloj të dyshoj kam qenë, apo jo. Shiko si është puna. Unë në një vit marrëdhënie me Tirin, një vit e pak, kam qenë në çdo live të tij për kënaqësinë time për ta dëgjuar sigurisht se është super artist. Në lokalin ku kemi qenë, unë e mbaj mend shumë mirë, Tiri ka shkuar të takojë dy shoqet veta, që i kemi përmendur edhe në Big dhe i përshëndes shumë. Mesa duket aty ka qenë edhe Loredana së bashku me një tjetër djalë. Bateristin se nuk ja kam idenë fare se aty është bërë një lëmsh në shtëpi. Ai i ka takuar. Ka qëndruar pak me ato mikesha. Unë kam qenë në një tavolinë me 2-3 mikeshat e mia, por Tiri sigurisht kur mbaroi live qëndroi me mua. Takon vajzat, mbaron muhabetet që ka dhe vjen tek unë.

Për ardhjen e kësaj situate në shtëpi, ajo shprehet:

Në shtëpi është rihapur ky muhabet sepse kur Tiri ka hyrë në shtëpi ka thënë që njeh Rozin, Eglin, por edhe Gertën deri diku. Edhe Klajdin sepse janë artista, pra këto që janë të botës së artit. Me Loredanën as mua nuk ma ka përmendur edhe jashtë dhe po i thoshte ‘gjithë këto javë ti s’je kujtuar për mua’. Tiri i ka thënë që ‘ke pasur pamje tjetër’. Plus errësirë. Ishte në një lokal nate. Nuk mund të të fiksojë njeriu. Pse duhet të të mbajë mend kur nuk kishte interes për ty mbi të gjitha. Ka qenë vetë Loredana që i ka thënë ‘ne jemi takuar diku bashkë’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular