Kryeministri Edi Rama është shprehur në muajin mars do të hapet përfundimisht e gjithë Rruga e Arbrit, teksa theksoi se gjeologjia e tunelit të Murrizit ka vonuar hapjen.
“Realisht ai tunel na ka marrë shpirtin”, tha Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, teksa shtoi se në pranverë dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur.
“Rruga e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit. Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur”, tha kreu i qeveris