HomeAktualitetZbulohet ditari me skandalet seksuale të deputetëve në Britani: Njëri u bllokua...

Zbulohet ditari me skandalet seksuale të deputetëve në Britani: Njëri u bllokua në shtëpinë publike me 12 gra dhe një agjente të KGB, ish-sekretari u kap me…

spot_img

Kur kishte vetëm një muaj në detyrën e tij si Koordinatori Kryesor i Grupit Parlamentar, Simon Hart u zgjua nga gjumi në orët e para të mëngjesit të një të enjteje nga zilja i urgjente e telefonit pranë shtratit të tij.

Telefonuesi, një deputet i ri konservator, dukej qartë se ishte i dehur, por, siç kujtonte Hart, ‘pak a shumë koherent’.

‘Përshëndetje, shef. Shpresoj të mos të kem zgjuar,’ e nisi ai me një ton të çlirët.

Hart, një politikan me përvojë i emëruar nga Kryeministri Rishi Sunak në rolin kyç të Koordinatorit– përgjegjës për zbatimin e disiplinës së partisë – vuri në dukje me sarkazëm: “Është 2:45 e mëngjesit, ore.”

Biseda që pasoi ishte, të paktën, e pazakontë, por do të bëhej tipike për Hart, ish-kreun e Aleancës së Zonave Rurale, i cili e gjeti veten në qendër të skenës duke menaxhuar vitet e fundit të pafat, të pashpresa dhe ndonjëherë të pakuptimta të qeverisë së fundit konservatore.

“Çfarë ka ndodhur?” – pyeti ai. Deputeti u përgjigj: “Jam bllokuar në një shtëpi publike në Bayswater dhe më kanë mbaruar paratë.”

Hart, i ftohtë, dëgjoi ndërsa deputeti shpjegoi se kishte takuar një grua në “Carlton Club”, shtëpinë shpirtërore të Partisë Konservatore, dhe se ajo i kishte ofruar t’i blinte një pije.

I vetmi problem, rrëfeu ai në gjendje të dehur, ishte se tani mendonte se ajo ishte “një agjente e KGB-së”, duke shtuar: “Ajo do £500 dhe më ka lënë në një dhomë me 12 gra të zhveshura dhe kamera që regjistron.”

Hart organizoi atë që ai e quajti një “mision shpëtimi”, duke siguruar një taksi për ta marrë deputetin dhe për ta kthyer në hotelin e tij, ndërsa vetë u rikthye në gjumë.

Pak më shumë se një orë më vonë, telefoni ra përsëri. Gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.

Deputeti i tha Hart-it se kishte hipur në taksinë e gabuar, e drejtuar, sipas tij, “nga një agjent afgan me emrin Ahmed”, i cili, pretendonte ai, “kërkoi £3,000 për një go***”.

“Çfarë ndodhi?” – pyeti Hart.

“Ika me vrap përsëri në hotel dhe e mbylla derën me çelës,” tha deputeti.

Hart, ish-Sekretar i Uellsit, i tregoi Kryeministrit për episodin gjatë një darke me pica në apartamentin e Downing Street, duke kujtuar: “I shkreti Rishi – ai nuk beson se gjëra të tilla ndodhin. Ai është i këndshëm në thjeshtësinë e tij dhe ka prirje të shohë të mirën te shumica e njerëzve. Duhet të punojë në zyrën e Organizimit për një ditë dhe do të ndryshonte mendje shpejt.”

Disa javë më vonë, Hart shënon se në një takim sigurie, ministrat u këshilluan të mos angazhoheshin me asnjë grua kineze “jashtëzakonisht të bukur”.

Kjo e shtyu Sekretarin Skocez, Alister Jack, të shpotiste: ‘Nëse mendon se po godet jashtë mundësive të tua, pyet veten pse.

Sjelljet e papërshtatshme seksuale – ose tentativa për to – shpesh binin në radar e tij. Gjatë një darke në “Hurlingham Club” në West London, ai u informua se një deputet i vjetër në profesion dhe i martuar e kishte tepruar pak me një gazetare, duke i sugjeruar asaj se “fustani i saj i mrekullueshëm do të dukej më mirë i hedhur në dyshemenë e dhomës sime të gjumit”.

Për këtë, Hart reagoi me ironi: “Oh, jo…”

Siç ndodh me të gjitha kronikat më të mira të pushtetit politik, nuk janë kujtimet e atyre që janë në krye, por kujtimet e figurave që punuan pak larg drejtuesve, që ofrojnë histori më tërheqëse.

Disa, si i ndjeri Alan Clark– ministër, historian dhe i dhënë pas femrave– hodhën dritë mbi mënyrën se si udhëheqsiët tanë vepronin dhe përjetonin dilema.

Duke lexuar rrëfimin tronditës të Simon Hart për 18 muajt e tij në rolin e organizatorit të partisë, duket më shumë si të heqësh një gur dhe të shohësh se çfarë insektesh dalin. Por ka edhe shumë agoni.

Kështu që publikimi i ditarëve të tij Ungovernable (Të pakontrollueshmit)– të cilët po publikohen pjesë-pjesë në The Times – ka bërë që Westminster (qendra politike në Britaninë e Madhe) të bëhet plot emocion, duke shpërthyer me kuriozitet për shkeljet dhe sjelljet pothuajse qesharake të deputetëve të zakonshëm dhe ambicien e tejskajshme të ministrave që shpesh e shihnin promovimin dhe privilegjin si diçka që u takonte atyre me të drejtë.

Për gjithë këtë ves që zbulohet, rrëfimi i Hart ndonjëherë ngjan me një parodi.

I ftuar në rrethin e brendshëm për riformatimin e kabinetit të Sunak në nëntor 2023, ai dhe të tjerët dëgjuan të shokuar shpërthimin e Suella Braverman pasi u shkarkua si Sekretare e Brendshme, ndërsa Kryeministri i kishte lënë mikrofonin e hapur.

Pas disa fjalëve të këndshme, Hart thotë se ‘çdo gjë shkatërrohet’ me atë që pason – një ‘fjalim i tmerrshëm prej dhjetë minutash, plot urrejtje dhe gjuhë hakmarrjeje’.

Ishte e vështirë të dallohej si të reagoje dhe “ku të shikoje”, shkruan Hart në ditarin e tij. Ndonjëherë dukej sikur “të gjithë po përgjonim”, por ai pranoi se për mbrojtjen e Kryeministrit dhe integritetin e qeverisë, duhej të mbahej dhe të ruhej një regjistrim. Ai përshkruan skenën me të pranishmit të ulur në “heshtje dhe të habitur” rreth një tavoline plot me shënime të hedhura në letër dhe filxhanë kafeje gjysmë të zbrazur, duke u përpjekur të mos “rrudhnin fytyrën, të buzëqeshnin apo të tregonin ndonjë shenjë se çfarë ndjenin”.

Disa muaj më parë, ai kishte shkruar një shënim për t’i thënë Kryeministrit se Braverman “nuk është mikesha e tij”. Ndërsa organizatorët e partisë shihnin “Suellën e vërtetë”, zyra e Nr. 10 shihte një version “më të disiplinuar”.

Ai shtoi: “Ne shohim rrjedhjet e informacionit, takimet e fshehta në dhomën ku pihet çaj dhe mungesën e përgjithshme të solidaritetit.”

Por historia që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me një riformatim më të hershëm të posteve ministrore. Një anëtare fatlume e kabinetit përshkruhet si “më pak mirënjohëse sesa e meriton ngritja e saj në detyrë”.

Nuk ishte aq emërimi i saj që ngjalli kureshtje, por vërejtja e Rishit, e regjistruar nga Hart. “Le të biem dakord për një gjë,” citohet Kryeministri zakonisht i përmbajtur. “Ajo s’vlen për asgjë, por nuk mund ta heqim”

Deri në mbrëmje, kjo deklaratë shkatërruese kishte ndezur një lojë të madhe hamendjesh në Whitehall për të identifikuar ministren mosmirënjohëse.

Në riorganizimin e shkurtit 2023, u bënë vetëm tre emërime të grave në nivel kabineti: Lucy Frazer u bë Sekretare e Kulturës, ndërsa si Michelle Donelan ashtu edhe Kemi Badenoch morën portofolë të rishikuar. Cila prej tyre mund të ketë qenë objektivi i komenteve të Sunak?

Duke gjykuar nga komentet në rrjetet sociale, Kemi, aktualisht lidere e Partisë Konservatore, duket të jetë fajtorja më e mundshme.

Në një shënim të mëvonshëm, Hart përshkruan një përballje me Badenoch në atë që ai e quan një ‘bisedë rreth çështjeve trans’. Duke u përpjekur, por duke dështuar të gjejë një ‘gjuhë të përbashkët’, ai shtoi me ironi: ‘Ajo është një tjetër njeri që jeton në një gjendje të përhershme zemërimi. Duhet të jetë kaq rraskapitëse.

Hart është gjithashtu një kritik i pamëshirshëm. Deputeti rebel konservator Andrew Bridgen, i cili humbi mbështetjen e partisë për komentet e tij të pahijshme që krahasonin shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-it me Holokaustin, përshkruhet si një ‘idiot i vërtetë’ dhe një “burracak dashakeq”. Ai shkruan se pati një “duartrokitje të madhe” kur njoftoi se Bridgen po përjashtohej nga partia.

Kur mësoi se deputeti i Blackpool, Scott Benton, kishte qenë viktimë e një kurthi gazetaresk për lobim, Hart vuri tha se nuk dukej të kishte asnjë shpjegim, ‘përveç nëse bëhet prej budallallëkut”

Problemet vinin njëra pas tjetrës. Një raport i komitetit të etikës për sjelljen e Chris Pincher, ish-zv. shefit të disiplinës në parti, i akuzuar për ngacmimin e një të riu, përfundoi me një pezullim tetë-javor.

“Ai ka mbaruar,” regjistroi Hart, duke pranuar se dënimi dukej “jashtëzakonisht i ashpër, duke pasur parasysh se ai ka humbur punën, të gjitha paratë dhe shumicën e miqve të tij”.

Por ai arsyetoi se ‘ndoshta të gjithë po zbulojmë se “kapja e njerëzve nga të pasmet” nuk është e pranueshme, pavarësisht nëse ndodh për një çast apo në gjendje të dehur.

Megjithatë, ndonjëherë ai nuk mund të mos i trajtojë disa sjellje të pahijshme të deputetëve me një ndjenjë komike. Një ditë, veterani Peter Bone e informoi se po pezullohej për ngacmim të një asistenti të ri, duke këmbëngulur se e gjitha ishte një keqkuptim.

Hart, me përçmim, vuri në dukje: “Peter ishte 60 vjeç dhe djali ende nuk kishte mbushur 25, kështu që akuzat se ai e kishte ekspozuar veten dhe e detyronte djalin të ulej mes këmbëve të Peterit si ndëshkim për gabimet, do ta bënin të vështirë gjetjen e simpatisë publike.”

Ngushëllimi për deputetët problematikë ishte një pjesë e rëndësishme e punës së tij, por nuk ishin vetëm deputetët që kishin nevojë për të.

Simon Case, ish-sekretari i kabinetit, shprehu shqetësim për deputetët që “sillen haptazi me mungesë respekti ndaj nëpunësve civilë”. Hart shkroi: ‘Ai pyeti në ka një ‘sesion të hapur’ – ku deputetët dhe ministrat shkarkojnë të gjitha problemet tona te shërbimi civil – atëherë mund të shkaktojmë një ngadalësim të qëllimshëm në miratimin e legjislacionit të diskutueshëm.

Me fjalë të tjera, “nëse i sillesh keq kamerierëve, mos u habis kur të të pështyjnë në ushqim.”

Nuk ndihmoi aspak fakti që Robert Jenrick, tani sekretar i drejtësisë në hije, besonte se nëpunësit civilë po vendosnin azilkërkues në hotele në zonat elektorale të konservatorëve për t’i dëmtuar ata. “Jenrick mendon se Ministria e Brendshme nuk e çan kokën nëse skema funksionon apo nëse njerëzit tanë ndihen të ofenduar,” shkroi Hart.

Megjithatë, pas gjashtë muajsh në punë, Hart nuk habitej më nga mungesa e vetëdijes së kolegëve të tij, ndërsa ata grumbulloheshin rreth Mbretit dhe Mbretëreshës gjatë një vizite në Westminster Hall.

I dëshpëruar, ai vuri në dukje: “U bë një rrëmujë totale, me disa deputetë që manovronin për të pasur një shans të dytë apo edhe të tretë për një selfie, ose… duke monopolizuar Mbretin, çka përfshinte, në një rast të veçantë, dorëzimin e një zarf me poezi për t’i lexuar.”

Një nga polemikat e tij të para lidhej me ish-sekretarin e Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ishte detyruar të jepte dorëheqjen pasi u zbulua se lidhja e tij jashtëmartesore kishte shkelur rregullat e Covid-it.

Hancock tha se po kërkonte leje për të marrë pjesë në shown *I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!*.

Por kur më pas zbuloi se atë ditë po shkonte në xhunglën e ITV, Hart vërejti: ‘Pra, Matt, nuk po më kërkon leje aq sa po më njofton.’

Takime të tjera, edhe më të turpshme, përfshijnë një këshilltar special (Spad), i cili, sipas Hart, kishte shkuar në një orgji dhe kishte përfunduar duke “bërë ne*** mbi kokën e dikujt tjetër”.

Po atë ditë, mësoi se një punonjës i Parlamentit kishte marrë pjesë në një festë i veshur si pedofili Jimmy Savile, ku kishte kryer marrëdhënie me një kukull që fryhet.

“Thjesht një ditë tjetër në zyrë,” shkroi ai me humor të zi.

Përktheu: Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular