HomeAktualitetALARM për bombë në një shkollë në Tiranë! Evakuohen me URGJENCË nxënësit...

ALARM për bombë në një shkollë në Tiranë! Evakuohen me URGJENCË nxënësit dhe mësuesit

spot_img

Një alarm për bombë në shkollën “Turgut Ozal” ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit mesditën e së premtes.

Sipas raportimeve paraprake, alarmi për bombë është dhënë përmes një mesazhi me email, gjë që ka detyruar mësuesit të nxjerrin nxënësit jashtë.

Në mesazhin e shkruar në anglisht thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Ndërkohë, që Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e dërguesve të këtij e-maili kërcënues në drejtim të shkollës.

Gjithashtu, një mesazh iu është dërguar dhe prindërve në lidhje me këtë kërcënim nga ana e zyrtarëve të shkollës:

“Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt”. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular