HomePolitikeBashkëatdhetarë, regjistrohuni. Është emergjencë kombëtare. Ejani të votojmë bashkë më 11 maj

Bashkëatdhetarë, regjistrohuni. Është emergjencë kombëtare. Ejani të votojmë bashkë më 11 maj

spot_img

Neshat Ndreu/Nënkryetar i PAA
Të dashur atdhetarë. Vëllezër e motra të një gjaku. Ju jeni pjesa e zemrës së Shqipërisë së larguar jo nga dashuria. Të ndarë për së gjalli nga fatkeqësia qeverisëse. Në 10 vite 1 milionë të ikur. Ju kthyet kurrizin por jo shpirtin vatrës tuaj
Ditët afrohen dhe me 11 maj ne kemi orën tonë. Kemi ditën për tu bashkuar. Kemi mundësinë të bashkojmë vullnetin dhe ndalojmë he.arogjinë e kombit. Bashkë mundemi të kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Nipër e mbesa shpërndarë nëpër botë. Thirrja e shpirtit të vendit na thërret me 11 maj 2025 në një kuti votimi për të ndryshuar të sotmen dhe të nesërmen.
Regjistrohuni. Është emergjencë kombëtare. Ejani të votojmë bashkë
Që prindërit të marrin më tepër para
Që fëmijët të gjejnë më shumë mundësi për të punuar
Që shkollat të nxjerrin profesionistë
Që në spital të marrim shërbim mjekësor dhe jo vdekje.
Që bujqësia të marrë mbështetjen e paratë të shkojnë te bujku, blegtori, pemëtaria, mjedisi, e jo të plaçkiten për vila pushtetarësh.
Që në kurriz të mos mbajmë hijen e keqe të trafikut e krimit
Që mos na marrin nga xhepat qindarkat të na bëjnë skllevër
Ne jemi e sotmja dhe e ardhmja.
Bëhemi bashkë. Votojmë largimin e qeverisë më të korruptuar në Europë!
Bashkimi me 11 maj është bashkimi në BE.
Votojmë bashkë, fitojmë bashkë..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular