HomeKryesoreBerisha hedh poshtë veten brenda 24 orëve/ "New York Time u pagua...

Berisha hedh poshtë veten brenda 24 orëve/ “New York Time u pagua nga Rama 150 mijë dollarë për artikullin”, Berisha: Ma servirën gabim!

spot_img

Kryetari i PD-së, Sali Berisha reagon pas deklaratës së gazetarit të New York Times Kenneth P. Vogel, i cili përmes një postimi në “X” hodhi poshtë akuzat e Berishës, se Rama kishte paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.

“Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një artikull mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme”, tha gazetari.

Lidhur më këtë Berisha tha në konferencën që mbajti sot me gazetarët, se ishte një keqkuptim, duke thënë se atij iu servir artikulli si i sponsorizuar. Ai tha se i beson gazetarit, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga pretendimet e tij për artikull të paguar. 

Berisha: Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës, cili ishte keqkuptimi. Më servirën se ai ishte një artikull i sponsorizuar, autori tha nuk është i sponsorizuar dhe unë i besoj autorit, gazetarit. Çdo gazetë e madhe shesin një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash kundrejt pagesës nuk ka lidhje me qëndrimin e redaksisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular