HomeKronikeEMRAT/ Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë...

EMRAT/ Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës të Policisë

spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 punonjës policie, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla, me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij.

Masat e sigurisë  “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë.

Masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë.

Masa e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë.

Njoftimi i AMP:

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;

1️. Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

2️. Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

3️. Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

4️. Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular